Me shpejtësi deri në 166 km/h/ Heqje patentash dhe gjoba! Policia shton kontrollet: Shijoni fundjavën, por kujdes!

22 Shkurt 2020, 08:39

TIRANE-Gjatë monitorimit me radar të autostradës Tiranë -Durrës mbrëmjen e djeshme dhe deri në orët e para të ditës së sotme janë hequr 15 patenta për shkak të shpejtësisë, pasi lëviznin deri në 166 km/h, ndërsa 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me gjobë për manovra të rrezikshme në rrugë.

Sipas policisë kontrollet do vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit duke përdorur alkool testuesit me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. "Drejtues mjetesh dhe motomjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të shijuar fundjavën dhe për të arritur të sigurt në destinacion.