Me shpejtësi skëterr, shoferët 'fluturojnë' me 157-200km/h në aksin Sauk-Teg! Për tre orë hiqen 10 patenta

3 Nëntor 2019, 09:34

Në vetëm tre orë e 30 minuta policia rrugore ka pezulluar 10 patenta në aksin Sauk -Teg. Sipas policisë në radarë janë shënuar shpejtësi marramendëse me të cilët lëviznin shoferët, ku varionte nga 157 km/h deri në 200 km/h në aksin rrugor Sauk-Teg.

Ky aks është një ndër akset problematikë për aksidentet, ku shpesh herë është bërë problem lëvizja me shpejtësi të lartë të automjeteve dhe garat që bëjnë shoferët e papërgjegjshëm.

Ndërkohë policia ka bërë apel të gjithë shoferëve që të kenë kujdes pasi shpejtësia të çon drejt aksidentit.

"Policia Rrugore, kontroll me radar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës. Mos shpejto të arrish aksidentin. 200 km/h.

10 patenta të pezulluara prej orës 21.00 e deri në orën 00.30 për shpejtësi që varion nga 157 km/h deri në 200 km/h në aksin rrugor Sauk-Teg.

Shpejtësi që të vret jetën.

Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin me të mirë ju pret polici në rrugë. " shkruan policia.

    No videos found.