Me shpejtësi tej normave në autostradë, si u ndëshkuan 23 shoferë nga policia rrugore

10 Shtator 2018, 07:52

Policia Rrugore ka vijuar me patrullimet me radar në rrugët interurbane të vendit. Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, policia ka ushtruar kontrolle në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.

Nga policia është ndaluar një 22 vjeçar nga Tirana, i cili u kap me shpejtësinë 151km/h. Gjatë fundjavës në këtë aks janë marrë 23 masa administrative për pezullim i patente për shpejtësi që varionin nga 145 deri ne 179 km/h.

Me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.