‘Me shumë dashuri, nga shtëpitë tona në tuajat’, Era Rusi këndon ‘Rrisim jetët tona'

30 Mars 2020, 10:02 | Përditesimi i fundit: 2020-03-30 10:09:05

Këngëtarja Era Rusi së bashku me grupin e instrumentistëve Mario Deda, Fatlind Dehiri, Franci Fjerca, Shkëlqim Dule e Arbër Koçllari kanë sjellë për të gjithë publikun këngën “Rrisim Jetët tona" të kënduar nga Vaçe Zela.

Përmes këtyre vargjeve, këngëtarja përcjell edhe mesazhin që në këto ditë të veshtira, për tja dalë, duhet të qëndrojmë në shtëpi!