'Më shumë entuziazëm, bërtisni!' Basha takim me simpatizantë të PD-së në njësinë nr.7 në Tiranë, organizatorët nxisin turmën të brohorasin, disa i bien daulles

12 Prill 2021, 17:35

Tashmë janë bërë të zakonshme takimet e kreut të PD-së me qytetarët, ku nuk respektohet distanca sociale dhe masat anti-COVID, duke zhvilluar një fushatë të mirëfilltë elektorale, sikur të mos ishim në kohë pandemie.

Dhjetëra militantë kanë dalë që të presin kreun e PD-së në këtë zonë, teksa dëgjohen duke thërritur 'Basha-Basha', 'Rama ik, Rama ik', ndërsa disa prej tyre kishin zgjedhur ta prisnin me daulle.