Me tepsi në kokë dhe me tre gjuhë të huaja: Duan të na çojnë në konflikt civil

13 Mars 2019, 11:39

Ditën e sotme një protestues ndryshe po proteston në rrugët e Tiranës.Ai di tre gjuhë të huaja dhe tregon për Report Tv të gjitha mllefet ndajë politikës. Dilaver Nela me tepsi në kokë, kazan dhe lugë thotë se politika në vend nuk ka arritur asgjë për popullin dhe mendon se të vetmit që mund ta shpëtojnë vendin janë ndërkombëtarët.

"Jam Dilaver Nela, 55 vjeç, nga fshatrat e Laçit. Protestoj sepse ata na kanë lënë duke pritur "Hë Europën, hë Europën". Këta e kanë mendjet të lugët te tëpsia të kazani, nuk e kanë mendjen te populli. Pa u ngopur me bukë duan të na çojnë në konflikt civil për të dytën herë. Këta janë cmendur kanë dalë nga shinat. Klasa politike ka mbaruar. Kemi 30 vjet. Ndërkombëtarët i mbajnë se kanë mundësi t'i tërheqin zvarrë kurse neve s'na lënë pë arsgjë, na kanë hipur në kurriz. Na lënë të shkojmë për tre muaj një njeri jashtë vendit. Kemi 30 vjet dhe kemi arritur vetëm 3 muaj.

Duhet të ndërhyjnë ata që i kanë mbajtur. të pasurit janë majmur aq shumë sa ne nuk i bëjmë dot gjë. Ne nuk i largojmë dot as me proces votimi. Ata që i enjten me lekë, ndërkombëtarët ata të vijë ti heqin Unë shikoj në lajmet e huaja në tërë botën votohet ndryshe. Të tërë e kanë palosur establishmentin", thotë protestuesi.