'Më ‘theri’ sapo e dëgjova!', Denisa Gjezo: Fifi apo Eneda?! Ja cila meritonte fitoren në ‘Kënga Magjike’…

9 Janar 2020, 15:15

Si një këngëtare e muzikës ‘live’ prej vitesh, Denisa Gjezo është një nga ato artiste e cila i ka dhënë shumë artit shqiptar. Vetë ka zgjedhur të jetë pak herë pjesëmarrëse në kompeticionet muzikore, por magjinë e skenave të mëdha të muzikës shqiptare e ka provuar duke sjellë këngë që kanë mbetur në memorien e publikut.

E ftuar në “Rreze Dielli” këngëtarja ka komentuar edhe ‘zhurmën’ që solli shpallja e Eneda Tarifës fituese e ‘Kënga Magjike 2019’, duke lënë pas Fifin, e cila me këngën e saj ‘MAROVA’, zuri vendin e dytë në këtë festival.

Denisa shprehet se e ka të vëshirë të bëjë një diferencë të qartë mes këngëtareve, por shton se këngën e Eneda Tarifës, ‘MA ZGJAT DORËN’, e ka pëlqyer që në momentin e parë që e ka dëgjuar.

 

Fifi është goxha e talentuar, goxha e mirë në muzikën dhe tekstet që bën, mua më ka bërë 2 tekste, kishte një këngë për publikun, por që kur kam dëgjuar këngën e Enedës më theri, dhe thashë ‘Kjo është këngë fituese’, dhe kjo këngë e meritonte të ishte fituese, por edhe Fifi mori votat e publikut, nuk mund ta hedh poshtë ishte shumë e bukur.”, thotë në “Rreze Dielli” këngëtarja.

 

Denisa Gjezo thotë se vetë ka vendosur të qëndrojë larg ‘zhurmave mediatike’ dhe thashethemeve rozë, duke preferuar ta mbajë larg mediave jetën personale.

    No videos found.