Me 'thonj' nën rrënoja! Në kërkim të kujtimeve të engjejvë të shuar nga tërmeti! Pak 'jetë' në mes të tragjedisë

2 Dhjetor 2019, 20:10

THUMANE - 30 sekondat shkatërruese të tërmetit të 26 nëntorit që bënë zgjimin më të trishtë nga gjumi për 51 jetë, tashmë të humbura,  e kthyen Thumanën në një vend lufte. E tillë është ajo ka mbetur pas 7 ditësh në Thumanën ku u shuan familje të tëra. Rënoja, tym e baltë, që ofrojnë panoramën e tragjedisë.

Pas transmetimeve maratonë në fatkeqësinë më të rëndë natyrore, rikthimi i grupit të xhirimit të Report Tv në zonë nuk ishte aspak i lehtë. Dëgjohen vetëm zhurmë të makinerive që po shembin atë ka mbeti nga tre pallatet e shkatërruara që zunë nën rrënoja 24 jetë: fëmijë, burra e gra, të moshuar e familjarë që u ndanë nga kjo jetë në krahët e njëri-tjetrit.

Në rrugicat mes pallateve dëgjohen bisedat e atyre pak banorëve që kanë mbetur në Thumanë, të cilët fatmirësisht i mbijetuan lëkundjeve të fuqishme. ‘Refren i bisedave të tyre është vetëm tërmeti! Interesohen për të mbijetuarit, dhe nuk duan ende të besojnë se fqinjët e tyre nuk jetojnë më.

Në mesin e dhimbjes së papërshkueshme për jetët e humbura, Thumana, nën rrënojat e saj, përcolli me zë të fortë historitë e heronjve të heshtur të kësaj tragjedie, forcat e ekipeve të shpëtimit! Por sot aty nuk gjejmë më aty.. Mund të dallosh që nga larg familjarët që në betonin e ftohtë kërkojnë të gjejnë kujtimet e  njerëzve të zemrës që tashmë nuk i kanë më.

Mes rrënojave takojmë dajën e Dritës, vajzës 15-vjeçare që humbi jetën së bashku me babain e saj, Kastriot Cakonin. Imazhin e tij e pamë ditën e tërmetit kur i dëshpëruar me një pasaportë në dorë kërkonte të dinte për fatin e mbesës së tij, nëse ishte në spital apo në morg. Rrënojat nuk e kanë fshehur kujtimin e Dritës. Sot ai gjen librin e saj të preferuar “Princi dhe Varfëri”, dëftesat dhe fotografitë e 15-vjeçare, që ai e quan tashmë engjëllin e tij.