'Më tre gusht gjithçka të jetë e mbyllur', Ceferin për kampionatet në Europë. 4 hipoteza për Champions League

5 Prill 2020, 16:25

Pas sinjaleve jo shumë pozitive të marra kohët e fundit nga shëndetësia në lidhje me koronavirusin UEFA ka shtyre afatin e fundit të përfundimit të kampionateve në Europë. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i UEFA-s, i cili në një intervistë për kanalin ZDF është shprehur: “Gjithçka duhet të ketë përfunduar deri më 3 gusht. Përfshirë këtu Champions dhe Europa League”.