Me varkë drejt Korfuzit, skema që kishin ngritur 4 skifterët shqiptarë për të grabitur skafe e gomone

3 Shtator 2018, 16:43

Falë një operacioni të mirëorganizuar të Policisë së Sarandës, Policisë Kufitare dhe asaj Greke të koduar “Butrinti” janë sekuestruar 5 mjete lundruese të vjedhura. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe katër persona. 

Më datë 02.09.2018, në grykëderdhjen e lumit "Pavllo", u bë e mundur bllokimi i një mjeti lundrues tip Gomone me mbishkrimin "Highfield", në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm: F.Ll, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë. A.D., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandė.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin "Evinrude", pa dokumentacion.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit nga ana e Policisë Greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë në Ishullin e Korfuzit Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese (skafe):

K.P, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.
K.D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.

Nga ana jonë janë bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese:
- Gomone "Highfield", motor "Mërkuri" me 9HP.
- Varkë plastike "Evinrude" 25 HP.

Ndersa policia greke ka sekuestruar 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, Greqi.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve F.Ll, dhe A.D, iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Vjedhje".

Report Tv mëson se këta shtetas dyshohen edhe për ngjarje të tjera të vjedhjes së gomoneve. Ata shkonin me varkë në Korfuz, linin varkën aty dhe vidhnin gomonen që e sillnin në Sarandë.

Dje, një grup i drejtuar nga Shefi i Komisariatit të Sarandës u ka bërë pritë në Lumin Pavllo ku edhe i ka kapur dy të parët dhe pastaj operacioni ka vijuar me arrestimin e dy të tjerëve në Korfuz dhe sekuestrimin e 5 mjetëve lundruese. Indicia për hetimin erdhi pas vjedhjes në Sarandë të varkës që përdornin trafikantët për të shkuar në Korfuz. Mjetet që vidheshin do përdoreshin për trafik droge.