'Me zërin tim një mesazh te ty përçoj', Wendi Mancaku interpreton 'Dëgjoma këngën' të Parashqevi Simakut

5 Prill 2020, 11:11

Ashtu sikurse është bërë zakon artistët nga shtëpitë e tyre kanë sjellë këngë të ndryshme për të dhënë shpresë për ditë më të mira, në një kohë kur bota po përballet me Covid-19. 
Wendi Mancaku, këngëtarja e re shumë premtuese ka sjellë së bashku me një grup instrumentistësh, live 'Dëgjoma këngën', të Parashqevi Simakut, një këngë që është bërë 'kolonë zanore' e jetës së të rinjve.