Inxhinieri Arben Meçe ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nëse nuk merren masat, në lëkundje tjetër tërmeti do ta shfarosë Shijakun. Në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit të zhvilluar pasditen e kësaj të hëne, Meçe tha se ka objekte që në pamje të parë duken shumë të bukura, por nga ekspertiza kanë rezultuar të shkatërruara.
“Duhet të vini në Shijak. Pse po e them. Është nga qytetet më të qeta dhe më të shkatërruara. Të paktën këto ditë që po konstatojmë objekte që duken shumë bukur por janë të shkatërruara. Në Shijak do shihni lagje të tëra që do shfarosen, do shfarosen vërtet. Shpirti i atyre njerëzve, është një grup teknikësh atje së bashku me kryebashkiakun që janë heronj, janë heronj", tha Meçe, teksa iu përgjigj kryeministri i cili i tha se ka qenë dhe do të vazhdojë të shkojë në Shijak, për të parandaluar një tragjedi tjetër.