"Medalje mirënjohje” për Skënder Sallakun, një rrugë në Tiranë me emrin e ikonës së humorit

12 Shkurt 2019, 17:14

Një nga rrugët e kryeqytetit do të mbajë shumë shpejt emrin e ikonës së humorit shqiptar, Skënder Sallaku, i cili u nda nga jeta 5 vite më parë. Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit të njohur, kreu i Bashkisë së Tiranës, ErionVeliaj priti në një takim familjarë të tij, të cilëve u dorëzoi edhe “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin dhe energjinë që ai i dha qytetit që e deshi kaq shumë.

Kryebashkiaku i shprehu falenderimet edhe bashkëshortes së aktorit të njohur, Vitore Sallaku, e cila është gjithashtu një nga artistet që i ka falur shumë dashuri Tiranës.  Skënder Sallaku është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit” dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.