E përditshmja britanike Daily Mail i ka kushtuar një shkrim arrestimeve në Shqipëri të 39 personave të përfshirë në trafikun ilegal të emigrantëve drejt Anglisë, Amerikës dhe Kanadasë. Rreth 750 persona shkruan, Daily Mail mundën të futen ilegalisht në Angli pasi paguan anëtarët e këtij grupi kriminal, të cilët janë lënë në arrest me burg nga gjykata shqiptare.
Kjo gazetë përmes një harte ka ilustruar të gjithë intenerarin e ndjekur nga Shqiptarët për të mbërritur në Britaninë e Madhe. "9 në 10 shqiptarë të futur ilegalisht në Angli besohet se kanë përdorur pasaporta italiane, francize dhe spanjolle të falsifikuara prodhuar nga trafikantët e qenieve njerëzore”,shkruan Dailymail.The Irish Sun: Kryetrafikanti shqiptar me nënshtetësi irlandeze
Sakaq për trafikun e emigrantëve dhe operacionin e arrestimeve të 7 grupeve kriminale të përfshirë në këtë trafik në një tjetër shkrim gazeta The Sun botimi për Irlandën shkruan për një eksponent të krimit shqiptarë. “Truri operacionit më të madh të trafikut të njerëzve në Europë është një shqiptarë me nënshtetësi irlandeze”, thuhet në shkrim.
