Media franceze AFP: Shqipëria trafikoi armë në Kongo që nga 2008

19 Qershor 2020, 21:55

Sipas medias franceze AFP, Shqipëria ka dërguar armë në Kongo që nga viti 2008. AFP citon një raport konfidencial të ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, ku thotë se disa vende, mes tyre dhe Shqipëria, "dërguan sasi të konsiderueshme armë, municion, pajisje dhe automjete ushtarake" për ushtrinë në Kongo.