Media koreano-veriore: Rishfaqet në publik pas 20 ditësh mungese Kim Jong Un

2 Maj 2020, 12:12

Sot në mëngjes, faqja e parë e gazetës së regjimit të Koresë së Veriut, Rodong Sinmun ka botuar disa fotografi që tregojnë se Kim Jong Un, i cili pati humbur gjurmët për rreth njëzet ditë, mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të një fabrike plehrash në qytetin e Sunchon, 50 kilometra në veri të kryeqytetit Phenian.

Dhe megjithëse nuk është e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur versioni i mediave të regjimit, fotografitë e diktatorit mohojnë thashethemet e qarkulluara ditëve të fundit se Kim ishte në gjendje të rëndë, apo madje edhe kishte vdekur pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.