Me 25 janar Greqia dhe Turqia rifillojnë sërish negociata, por mediat greke nuk kanë hezituar të përmendin rolin e Shqipërisë dhe Kryeministrit Edi Rama në rikthimin e dialogut mes palëve.
Media e njohur greke, “Protothema” në një artikull të gjatë ka futur në lojë, në atë që e quan “ndërmjetësimin shqiptar” në dialogun Greqi-Turqi, pas vizitave të kryeministrit Rama në Greqi dhe Turqi javën e shkuar.
Ministri turk Mevlut Çaushoglu foli për takimin e tij me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias në Tiranë pas përfundimit të raundit të parë të hetimeve, i cili nxori në sipërfaqe “ndërmjetësimin shqiptar” në dialogun Greqi-Turqi, shkuran e përditshmja greke.
“Siç dihet, kryeministri shqiptar Edi Rama kohët e fundit bëri një vizitë zyrtare në Ankara me ftesë të Taip Erdogan dhe më pas u takua jozyrtarisht në Athinë me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin, Nikos Dendias.
Pas këtyre takimeve u tha që kryeministri shqiptar po përpiqej të ndërmjetësonte midis Ankarasë dhe Athinës, edhe pse një gjë e tillë nuk u pranua publikisht, madje as nuk u diskutua.
Ndërkohë që Ekaterimini cilësoi si mbresëlënës faktin se ministri i jashtëm turk e konsideronte si ndërmjetës kryeministrin shqiptar "edhe pas këtij takimi të parë, unë jam gati të shkoj në Tiranë në përgjigje të ftesës së Edi Ramës dhe të takohem me Ministrin e Punëve të Jashtme N.Dendia. Shpresoj që Greqia të mos e refuzojë këtë mundësi, këtë ftesë dhe se bisedimet eksploruese të fillojnë këtë muaj dhe pastaj ne mund të takohemi me N. Dendias në Tiranë."
