Mediu akuza për Bibën: Është në KQZ si përfaqësues i PR-së se s'donin ta linin pa punë

11 Korrik 2019, 17:19

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zbuluar se në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, partia e tij nuk ka përfaqësues vetëm Klement Zguri që është njëkohësisht dhe kryetar, por edhe Denar Bibën. Ai ka hedhur akuza ndaj këtij të fundit, sipas së cilit është aty vetëm jo për shkak të meritës, por sepse nuk donin që ta linin pa punë.

"Kryetari i KQZ është zgjedhur me konsensus naga Parlamenti. Pastaj ka dy përfaqësues nga PS, dy nga PD-ja dhe dy nga partitë e tjera. Që Denar Biba të mos mbeste pa punë meqë ishte kryetar, në atë kohë u bë një truk dhe Biba mbeti si përfaqësues i PR-sa. Kjo histori qesharake vijon edhe sot", tha Mediu.