#reportTV #lajmeshqip #lajme Kryetari i Partisë Republikane, aleatja historike e PD-së, Fatmir Mediu, në një intervistë të dhënë për Report Tv, u shpreh se plani i Qeverisë për të mundësuar votën e emigrantëve më 25 prill nuk duhet të pranohet. Sipas tij opozita do të ishte miope nëse do ishte dakord me këtë. "Si do ta bëjmë votimin e emigrantëve? Të na e thotë Pandeliu. Ne s'po garantojmë dot zgjedhje të lira dhe të ndershme këtu. Ka kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri? Nuk ka. Këtë nuk e themi vetëm ne por e thotë Bundestagu dhe BE. Emigrantët patjetër duhet të votojnë por duhet të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk mund të zgjidhet kjo çështje për 2 muaj nga Pandeliu dhe Taulanti apo Edi. Kjo çështje nuk mund të zgjidhet në mënyrë të njëanshme. Opozita do të jetë miope të pranojë një proces të kontrolluar tërësisht nga qeveria. Nëse nuk garantojmë kushtet ky do të ishte një manipulim i procesit. Unë padyshim që dua të votojnë emigrantët sepse mbi 90% e emigrantëve janë anti socialist, anti qeveri, kanë një kulturë shumë herë më të qartë, por ne nuk mund të futemi për shkak të kësaj në një proces të manipuluar paraprakisht", tha Mediu. Ndërkohë që po i afrohemi zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 25 prillit, kreu i PAA Agron Duka, në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se shpreson që të futet në një listë të përbashkët me PD. Këtu ka shtuar se kjo do të ndodhë nëse gjejnë konsensus me PD dhe nëse u plotësohen kushtet.Presim të marrim sa më shumë të jetë e mundur një skemë të re. Ishin gati të garonim me siglat e partisë tonë. Shpresojmë për një listë të përbashkët me PD. Do shohim të gjitha mundësitë për të maksimilizur votat. Mënyra më e mirë e mundshme është të gjejmë konsensus me PD. Nëse gjejmë konsensus dhe kushtet tona plotësohen kjo do të ishte më e mira. Nëse dalim më vete mund të zhdukemi si parti, se di a mund ta themi. Edhe PPA dhe disa parti të tjera mund të kenë përfaqësues në parlament. Por s'është ky problemi sepse dëmtohet koalicioni. Pyetja për partitë aleate besoj se do jetë nga të gjithë njëlloj, s'mund të thotë dikush nga ne se unë synoj 4 ose 5", tha Duka në Report Tv.
