Mediu: Gjiknuri ekspert i 'Zgjedhores' jo kusht largimi i tij!

2 Tetor 2019, 18:26

TIRANË- Opozita dhe mazhoranca duket se janë shumë pranë dialgut politik, dhe jo vetëm për Reformën Zgjedhore. I ftuar në studion e Report Tv, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu theksoi se kushti për largimin e Damian Gjiknuri nga bashkë-kryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore "ka rënë", pasi sipas tij nuk u takon atyre që të zgjedhin kundërshtarin, teksa e vlerësoi ish-ministrin si një ekspert të Zgjedhore. Nga ana tjetër, duke komentuar platformën me 5 pika, e cila u bë publike paraditen e kësaj të mërkure, Mediu tha se një gjë e tillë ka ardhur edhe si pasojë e kërkesës së ndërkombëtareve, që opozita të mos kishte vetëm rol denoncues, por të ofrojë një zgjidhje.  

"Jemi në një moment të rëndësishëm kombëtar, para 18 tetorit. Janë parashtruar përgjegjësi nga parlamenti gjerman, por janë akuza për kryeministrin Rama dhe duhet para një zgjidhje. Opozita ka arritur në atë pikë që shqetësimet e saj, tashmë janë bërë pjesë e një kërkese ultimative të ndërkombëtare dhe padyshim ky është një moment suksesi i ndërkombëtarizimit të problemeve. Ndërkombëtarët kërkojnë që të mos jemi vetëm diskutues, por edhe zgjidhje të problemit. Largimi i Gjiknurit, kusht? Nuk kam paragjykime për kundërshtarin tim, as nuk bëj rolin e gjyqtarit, nëse ka një çështje të ngritur janë ato që vendosin.  Nuk është kusht, nga pikëpamja e moralit është e drejtë. Një dialog është një marrëdhënie besimi. Gjiknuri ka qenë ekspert e Reformës Zgjedhore dhe mbetet për t'u parë kontributi i gjithë secilit", tha Mediu.

    No videos found.