Mediu me banorët e Unazës së Re: Na kanë kthyer në lagje të persekutuar ekonomikisht dhe politikisht

2 Prill 2021, 09:09

Unaza e Re është një zonë e Tiranës për të cilën ka pasur përplasje vazhdimisht për çështje nga më të ndryshmet.

Kandidati me nr.7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorë dhe biznese në zonën e Unazës së Re, ku bashkëbisedoi me banorët.

Mediu kërkoi mbështetjen duke thënë se vota për të është votë për familjen, për pronën dhe për një ekonomi të fortë.

“Kjo zonë ka njohur jo vetëm persekutim ekonomik, por dhe persekutim politik. Nuk mundet kush të marrë pronën dhe të lozë me interesat e tua, dhe ajo se është legale apo s`është legale. Kjo histori e pafundshme dhe e turpshme e shtetit kundër pronës, kundër të drejtës për të gëzuar pronën dhe për t`a vënë atë në shfrytëzim, duhet patjetër të marrë fund.”

Ndërkaq Mediu theksoi se legalizimi duhet të marrë fund sa më parë. Sipas kreut të PR Mediu Edi Rama është i dështuar, midis shqiptarëve që duan dinjitet, punë dhe liri.

“Ky nuk është thjesht një bashkim i partive politike, por është rruga për të bashkuar shqiptarët drejt një të ardhmeje më të mirë, dhe ne detyrën e parë kemi  garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, përfundoi Mediu.