Mediu me të rinjtë dhe gratë në Tiranë: Dilni votoni masivisht, më 25 prill përplasen dy botë

15 Prill 2021, 10:13

Fatmir Mediu ka kërkuar nga qytetarët që të dalin të votojnë masivisht në zgjedhjet e 25 prillit pavarësisht se çfarë bindje politike ka. Gjatë takimit që zhvilloi me të rinjtë dhe gratë në Tiranë, Mediu tha se 25 prilli do të sjellë përplasjen e dy botëve, atë të korruptuar të Edi Ramës dhe atë demokratike që kërkojnë shqiptarët.

"Në 25 Prill, përplasen dy botë me njëra-tjetrën. Bota e Edi Ramës që përfaqëson një regjim të korruptuar dhe të inkriminuar, dhe bota e shqiptarëve që duan një demokraci ku të gjithë janë të barabartë përballë ligjit, ku të luftohet korrupsioni dhe krimi. Duhet t`i kërkoni gjithsecilit të dalë dhe të votojë, pavarësisht çfarë bindje politike ka. Duhet të dalë dhe të votojë dhe të tregojë që fatin e vet e vendos ai vetë. Pastaj mendoj që duhet të gjykojë se si duhet të votojë. ", tha Mediu