Mediu mesazh Bashës: Qytetarët duan të dinë çfarë ofron opozita! Çdo dualizëm në koalicion do krijonte probleme me PD dhe vetë opozitën

15 Tetor 2020, 17:22 | Përditesimi i fundit: 2020-10-15 20:04:32

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediua ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se ai i ka bërë të qartë kryedemokratit Lulzim Basha që t'u tregojë shqiptarëve se çfarë ofron opozita, ndërsa theksoi se çdo dualizëm në koalicion do të krijonte probleme me qëndrimin e PD-së dhe do ishte në dëm të shqiptarëve dhe vetë opozitës.