Mediu në Kodër Kamëz, thirrje banorëve: Reflektoni thellë, dita e ndryshimit po vjen

1 Prill 2021, 13:59

Kandidati me nr. 7 i koalicionit “PD-Aleanca për Ndryshim” në Qarkun Tiranë, njëherazi kreu i PR-së, në kuadër të fushatës elektorale zhvilloi një takim me banorë në Kodër Kamëz.

Mediu theksoi se 25 prilli duhet të jetë një ditë reflektimi për ti dhënë fund krimit dhe padrejtësive.Lirinë, jetën, mundësinë për të ndërtuar mirëqenien dhe lumturinë tonë, na i ka falur Zoti dhe ne nuk mund t`i lëmë peng as te Edi Rama dhe te asnjë politikani tjetër. Prandaj është momenti që të reflektojmë të gjithë, të majtë dhe të djathtë, sepse po jua them me bindje që Edi Rama nuk përfaqëson as të majtën, as të djathtën, por kultin e njerëzve të cilët nuk njohin asgjë tjetër përveçse korrupsionit, krimit, pushtetit per interesat e tyre korruptive.”u shpreh z.Mediu ndër të tjera në bashkëbisedim me banorët.