Mediu në Repolitix: Grupet kriminale të lidhura me qeverinë janë aktive në shitblerjen e votës dhe intimidimin e votuesve

1 Prill 2021, 23:03

‘Grupet kriminale të lidhura me qeverinë janë aktive në shitblerjen e votës dhe intimidimin e votuesve’, kështu deklaroi kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, gjatë një interviste në emisionin Repolitix, në Report Tv.

Mediu iu referua përplasjes në Elbasan, gjatë Ditës së Verës mes mbështetësve të PD-së dhe të Ps-së, ku tha se grupe e krimit të organizuar, sulmuan dhe goditën qytetarët.