Mediu në Report Tv: Biden në favorin tonë dhe të Kosovës! Do ta kthejë Amerikën te fryma normale

7 Nëntor 2020, 22:25

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu është shprehur se me zgjedhjen e Joe Biden president i SHBA-së, do të ndikojë në gjeopolitikën botërore, edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë dhe Kosovën. Në studion e Report Tv, Mediu ka bërë një analizë të plotë të asaj që pritet të ndodh pas këtyre zgjedhjeve në SHBA, por jo vetëm.

"Biden ka një histori të marrëdhënieve me Kosovën dhe Shqipërinë dhe kjo na shërben, ka një raport edhe më personal, pasi djali i tij që humbi jetën në moshën 46 vjecare ka shërbyer në Kosovë dhe për shkak të kësaj, është një vlerë e shtuar për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Problemet më të mëdha kanë pasur votat me postë.

Biden ka kapur thelbin e marrëdhënieve, njohja e pavarësisë së Kosovës, mbi këtë ndërtohen marrëdhënien e tjera. Në administratën e Biden nuk është vetëm aspekti ekonomik dhe mendoj se ky do të jetë thelbi, ka një ekip që merret me Ballkanin", tha Mediu.