Mediu optimist pas takimit me Bashën: Votat e PR dhe të partive të tjera të rëndësishme! Do kontribuojmë dhe në zona ku s’pretendojmë për kandidatë

19 Shkurt 2021, 18:52 | Përditesimi i fundit: 2021-02-19 18:55:09

Kreu i PR Fatmir Mediu ka folur pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha. Ai është shprehur optimist pas këtij takimi por nuk ka bërë të qartë zonat në të cilat do të kandidojnë republikanët.

Ai ka thënë se programi elektoral i PD i plotë por duhet të merren parasysh dhe propozimet e partive të tjera.

“Ka një analizë të thjeshtë se sa mandate i  takojnë pd dhe pr. Ajo që dua të them pavarësisht se kush  është emri i personit Pr do jetë kontributore për të marrë vota në kukës dhe dibër dhe në zona të tjera që skemi pretendime për kandidatë.

Programi i Pd është i plotë dhe meqë flasim për bashkëpunim politk ky program duhet të përfshijë dhe idetë e partive të tjera. Secila parti ka specifika. Vlerësoj faktin se figura nga të përndjekurit politik kandidojnë. E rëndësishme është dhe një reformë rregullatore ekonomike. E rëndësishme është njëlloj zgjimi i qytetarëve shqiptarë. Janë të rëndësishme votat e PR dhe të aleatëve.

Ne mund të bëjmë të mundur të fillojmë të hapim negociatat sa më shpejtë, siç e tha dhe Basha në Koroaci dhe Slloveni”, tha ai.