Mbi një orë ka zgjatur takimi i Lulzim Bashës me aleatët, ndërsa një prononcim për mediat, kryetari i PR-së, Fatmir Mediu është shprehur se protestat do të vijojnë kundër qeverisë, deri në largimin e Ramës.
"Gjithë organizimi i diskutimit është që do të marrin cdo hap për të ndaluar këtë grusht shteti të organizuar nga Edi Rama. Sjellja e Ramës duke arrestuar protestues është kriminale na kthen në komunizëm.
Kjo sjellje në kundërshtim me të ardhmen e vendit tashmë ka qartësuar edhe pozicionin e BE-së, që ka vendosur për të mos hapur negociatat dhe një pjesë e vendeve kërkojnë rikthimin e vizave. Sot po shkojmë në hapa pas për shkak të përgjegjshmërisë së Ramës dhe shqiptarët duhet të çohen.
Ne kemi thënë që brenda 6 muajsh është e mundur që të organizohen zgjedhjet, por së pari duhet të largohet Rama dhe të krijohet një qeveri tranzitore" tha ai. I pyetur a do të vijojnë protestat, Mediu u përgjigj 'Të gjitha'.