Mediu: Synojmë 7 mandate! PR s'pret Bashën, mund të dalim të vetëm në zgjedhje! S'ka vlerë se çdo thotë 'Venecia'

3 Nëntor 2020, 15:12

TIRANË- 7  mandate kërkon kreu i PR-së, Fatmir Mediu në zgjedhjet e 25 prillit dhe për këtë objektiv që ka nuk është në pritje të asaj se çfarë do të bëjë aleati i tij kryesor, Lulzim Basha. I ftuar në "Sot live në Shqipëri', Mediu tha se Partia Republikane po përgatitet që të dalë edhe e vetme në zgjedhjet e 25 prillit të dalë e vetme.

Ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës, Mediu nuk i ka varur shpresat te presidenti Ilir Meta dhe Komisioni i Venecias. për të, opinioni i Venecias ka shumë pak rëndësi, sepse është i bindur që Rama nuk do e marrë aspak parasysh.

"Ka dy pozicione, unë nuk pres çdo bëj Basha! Ka dy pozicione, PR është organizuar politikisht po tenton që qoftë të shikojë që të dalë edhe më vetë, sot të dalësh më vete apo në koalicion kërkohet i njëjti numër votash. PR ka pasur një historik elektoral dhe ne kërkon krijimin e grupit parlamentar, nga ana tjetër në përgjegjshmërinë tonë ne nuk duam që asnjë votë që nuk kthehet në mandat të shkojë në favor të Ramës, prandaj duhet një organizim për të optimizuar votën e së djathtës. Nuk pres racionalitet nga Rama, nëse do presim këtë nuk jemi racional vetë. Ka filluar procesi i manipulimit për ta përcarë opozitën. Opozita duhet të përcaktojë kandidaturat, ka një proces që ka nisur nga PD dhe Reforma Zgjedhore, nuk ka asnjë vlerë se ca thotë 'Venecia' se kur ka refuzuar Europën,  përballë kësaj duhet një organizim i opozitës, koha që kalon është në disfavorin tonë. Ne kemi rënë dakord që të fillojnë sa më shpejt, me nevojën që ka Shqipëria, ka disa gjëra", tha Mediu.

Ai është ndalur të flasë edhe për zgjedhjet në SHBA.  Për kreun e Republikanëve zgjedhjet e 3 nëntorit të 2020 do shkruhen në histori si më të vështirat. Por cilido të jetë rezultati i zgjedhjeve, Mediu thotë se të dy kandidatët për Presidentë i sheh mbështetës të rajonit, e vecanërisht Shqipërisë.