Mediu-Bashës: Të ndërtojmë koalicion vlerash, jo llogaritjesh për pushtetin! Lista e përbashkët më shumë i intereson PD-së

9 Janar 2021, 15:24

Vetëm 3 muaj larg zgjedhjeve dhe Opozita e Bashkuar ende nuk ka një përgjigje sesi do të organizohet në listat zgjedhore. Për këtë arsye, Fatmir Mediu i kujton Lulzim Bashës se është i gatshëm të dalë edhe i vetëm në garën elektorale të 25 prillit.