REPORT TV sjell pamjet brenda laboratorit të heroinës në Has dhe prangosjes së të fortëve të Shijakut në operacionin që përfundoi me goditjen e katër grupeve kriminale dhe arrestimin e 27 personave nga 44 urdhër arreste, ndërsa 6 janë në kërkim.
Pamjet tregojnë laboratorin e heroinës në fshatin Brenog të Hasit dhe pajisjet që shërbenin për përpunimin dhe presimin për ta trafikuar më pas në vendet e BE-së. Një pjesë e lëndës narkotike ishte paketuar gati për të trafik.
Gjithashtu pjesë e operacionit janë edhe arrestimet e anëtarëve të grupit Avdyli të Shijakut, që vepronte në disa qytete. Policia ka realizuar kontrolle të shumta në mbi 100 banesa, ndërsa në video dëgjohen edhe efektivët e RENEA-s dhe FNSH gjatë momentit të arrestimeve ‘Poshtë tavolinës, asnjë lëvizje’.
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:
182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• Peshore elektronike;• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• Sasi e konsiderueshme parash;
• Rreth 75 telefona celularë.
Të arrestuar për operacionin në Has;
Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç
3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
5. Anila Shuti, 42 vjeç
