Mehdi Malkaj ngjit në skenën e Teatrit 'Marr guximin', autori: Turp të kesh, lëpirje të mbarë

27 Korrik 2019, 22:08

TIRANE-Mbrëmjen e sotme pas protestës si cdo natë grupi i artistëve dhe opozitarët u futën brenda Teatrit Kombëtar, pasi aktori Mehdi Malka u ngjit në skenë me një shfaqje në shenjë revolte për atë që po ndodh. Monodrama “Marr guximin” nga aktori Mehdi Malka sipas artistëve shënoi rihapjen e Teatrit Kombëtar.

Por pas shfaqjen ka reaguar Vangjel Kozma, i cili është shkrimtari i veprës dhe skenaristi. Ai thotë se vepra e tij po përdorej në një aktivitet politik që nuk ka lidhje me të, ndërsa kishte edhe një mesazh për aktorin Mehdi Malka.

”Marr guximin” unë e kam shkruar si revoltë ndaj atyre plehrave politike dhe njerëzore që do duatrokasin sonte bythëlëpirjen tënde provinciale, injorante dhe mjerane. Vazhdon të sillesh pabesisht dhe poshtërsisht duke vepruar prapa krahevë.

Turp të kesh, po prapë të mëshiroj se të njoh më mirë sesa njeh ti veten. Lëpirje të mbarë! Ndërsa, në lidhje me atë që po diskutohet sot, që të prishet apo jo, po deklaroj që ajo barakë turpëruese që quhet Teatër Kombëtar duhet shembur bashkë me atë bandë mjerane dhe mediokre që përfaqëson primitivizmin në luftë me qytetërimin” shprehet per Temen Kozma.

Partia Demokratike dhe një grup aktorësh janë kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar mbi rrënojat e të vjetrit.