Meksikë, ekzekutohet me 155 plumba polici që arrestoi djalin e ‘El Chapo’

8 Nëntor 2019, 08:47

Ekzekutohet me 155 plumba polici që arrestoi djalin e ‘El Chapo’.

Pamjet video tregojnë momentin kur një makinë e kuqe, që drejtohej nga anëtarë të bandave të kartelit të drogës në Meksikë, ndjek një makinë të bardhë në një qendër tregtare, përpara se dy të armatosur t’i ngrinin pritë oficerit të policisë.

Në Twitter, Departamenti i Policisë njoftoi për vrasjen e oficerit. ‘Mbi të u derdhën 155 plumba’, - thuhet në njoftimin e policisë.

Eduardo, 32 vjeç, iu bashkua forcës gjashtë vjet më parë. Është e paqartë nëse polici ishte në detyrë në kohën e sulmit.

Sipas mediave lokale, ai ishte anëtar forcave speciale që morrën pjesë në operacionin policor.

Vrasja brutale vjen ditë pas përpjekjes për të kapur Ovidio Guzman Lopez - një nga djemtë e El Chapo, i njohur edhe si "Chapo i Vogël".

Forcat speciale meksikan u detyruan të ndërpresin arrestimin e tij më 17 tetor kur antëtarët e bandës në momentin e arrestimit e kthyen qytetin në një fushë beteje.

El Chapo ndodhet në SHBA ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm.