Memaliaj, i moshuari rrëfen grabitjen: Më lidhën kabllin për gryke

5 Janar 2020, 15:39

MEMALIAJ-  Një grabitje ka ndodhur në Memaliaj, ku dy persona kanë hyrë me forcë në banesën e njw të moshuari dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash.

Sipas policisë grabitja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, ku këta persona kanë dhunuar 87 vjeçarin H.R dhe më pas i kanë marrë edhe paratë që kishte në banesë.

I moshuari që u grabit tha për  mediat: 

‘Shqyen derën dhe hynë brenda. Isha bashkë më gruan. Dhe erdhi personi këtu.

Njëri shkoi nga plaka dhe i lidhi buzën. Mendova se ishte nipi. Mu hodh për grykë dhe më kapi nga gryka.

Dhe i gjuajta me një shkelm në bark. U bënë dy, mua më lidhën kokë e këmbë. Më lidhën dhe gojën. Morën atë kabllin dhe ma lidhën për gryke për të më mbytur.

Pasi më vunë poshtë, morën valixhet këtu. E hapën valixhen. Ishin dy persona. Me lidhën këmbë, duar gojë. Unë po kundërshtoja, ato më lidhën.