Memaliaj, therën lopën dhe dyshohet se u infektuan me antraks, mishin e shitën në të gjithë fshatin

11 Korrik 2020, 13:05

Dy persona nga fshati Gllave në Memaliaj dyshohet se janë infektuar me antraks, ose e njohur ndryshe si sëmundja e plasjes

Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se shkak për infektimin mendohet se është bërë një lopë që këta persona kanë therur para disa ditësh ndërsa për fat të keq mishin e kanë shitur në të gjithë fshatin.