Memoriali i Holokaustit, Rama tregon çfarë i tha kleri shqiptar Gjermanisë: Arin po, hebrenjtë jo!

9 Korrik 2020, 10:17

Për të treguar vendosmënrinë që Shqipëria kishte në mbrojtje të hebrenjve, kryeministri Edi Rama tregoi historinë me klerin shqiptar, të cilët në atë kohë u konsideruan si palë negociuese me pushtuesit. Ata i kërkuan klerit shqiptar të drejtën mbi arin shqiptar dhe listën e hebrenjve. Rama tha se përgjigjja e tyre ishte: Arin po, hebrenjtë jo!

"Mbetet e jashtëzakonshme për vetë historinë e klerit shqiptar, autoritetet më të larta të cilët u thirrën në Berlin në kohën e një vakumi ku ata u konsideruan si pala me të cilën pushtuesit mund të komunikonin dhe negocionin. Atyre iu kërkuan dy gjëra, iu kërkua e drejta mbi arin e Shqipërisë dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Të gjithë përfaqësuesit e lartë të klerit asaj kohe, dhanë një përgjigje që besoj është një nga fjalët e arta të historisë së këtij vendi dhe vetë klerit, arin po, hebrenjtë jo!

Shpëtimi i hebrenjve është një histori e cila përmban brenda detyrimet për të gjithë ne, për ta ruajtur jo thjesht si histori që tregohet në momente ceremoniale, por si një vlerë e madhe që duhet trashëguar brez pas brezi dhe duhet ti kalohet me përkushtim fëmijëve tanë", tha ndër të tjera Rama në fjalën e tij.

    No videos found.