Mendohej se ishin rrëmbyer gjatë protestave në Bjellorusi/ Mësohet fati i 3 zyrtarëve të opozitës

8 Shtator 2020, 11:04

Është bërë publik fati i tre zyrtarëve të opozitës bjelloruse, për të cilët mendohej se ishin rrëmbyer nga forcat e sigurisë gjatë protestave të së hënës. Sipas deklaratave të autoriteteve vendase 2 nga liderët e kanë kaluar kufirin dhe për momentin gjenden në Ukrainë, ndërsa Maria Kolesnikova, e cila u pa tek merrej me forcë nga disa njerëz të maskuar gjatë protestës së djeshme, është kapur nga autoritetet kufitare në përpjekje për të kaluar kufirin ilegalisht.

Të tre janë figurat kryesore në Këshillin Koordinues, organ ky i krijuar për një tranzicion paqësor të pushtetit, që kur komisioni zgjedhor e shpalli presidentin Aleksandër Lukashenko  fitues të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 9 gusht. Opozita prej një muaji ka zhvilluar protesta të vazhdueshme duke kërkuar largimin e Lukashenkos, pasi sipas tyre zgjedhjet ishin të manipuluara.