Mëngjesi në Lezhë jo vetëm për pensionistët, të gjithë kategoritë e qytetarëve në rrugë

3 Maj 2020, 12:25

Sot në Lezhë, ekzaktësisht deri në orën 10:00 kur lejohej lëvizja e pensionistëve, kanë qarkulluar edhe persona të tjerë, duke thyer rregullat e vendosura nga autoritetet. Si rrjedhojë në disa raste policia ka ndërhyrë fillimisht duke këshilluar, ndërsa nuk kanë munguar edhe rastet kur janë vendosur gjoba.