“Meraku im lokalet e autobusët” beratsi zbulon shqetësimin e tij në emision

1 Maj 2020, 10:33

Lehtësimi apo zbutja e masave shtrënguese nga qeveria ku nga e hëna edhe Berati do jetë në zonën e gjelbër ka sjellë reagimin e një qytetari nga ky qytet. Duke telefonuar në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ai tha se Berati është qytet i pastër dhe se qytetarët duhet të ruajnë veten. Më pas ai sqaroi se meraku apo shqetësimi i tij kur masat të lirohen edhe më shumë janë lokalet që njerëzit mblidhen grumbull, autobusët dhe fasoneritë.