'Merhaba!' Rama përshëndet punëtorët turq dhe inspekton punimet në spitalin e Laçit: Punoni me 3 turne, hapet brenda 4 muajsh

16 Shkurt 2021, 14:34 | Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 14:34

Kryeministri Edi Rama ka inpektuar ditën e sotme nga afër punimet për spitalin e ri që do të ndërtohet në Laç, ku ndërtesa e vjetër u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa shoqëronte kreun e qeverisë tha se ky spital do të ketë 40 shtretër dhe do të ofrojë edhe shërbimet e emergjencës.

r.k./Shqiptarja.com