Merkato/ Kukësi zyrtarizon futbollistin e Kombëtares, afrime edhe te Skënderbeu me Partizanin

31 Janar 2019, 15:19

Skuadra e Kukësit nuk di të ndalet në merkaton e janarit. Pasi shpenzuan 120 mijë euro për Rrocan dhe Shkurtajn, verilindorët në ditën e fundit të këtij sesioni kalimtar kanë zyrtarizuar afrimin e bujshëm të Valdet Ramës, futbollistit të Kombëtares prej 28 shkurtit të vitit të kaluar ka qenë pa skuadër.

Gjithsesi eksperienca e 31-vjeçarit është shumë e vlefshme pasi në të kaluarën Rama ka qenë pjesë e shumë skuadrave në Gjermani, por edhe Valldolid në sezonin 2013-2014 kur militonte në “La Liga”. Me Kukësin Rama ka firmosur për 6 muajt e ardhshëm deri në përfundimin e kualifikueseve të Kupave të Europës, ndërsa ka si opsion edhe zgjatjen me 1 vit. Te verlindorët ai do fitojë 9 mijë euro në muaj pa përfshirë bonuset.

Ndërkohë edhe Skënderbeu nuk ka ndenjur duarkryq, por ka bërë dy goditje në mesfushë. I pari është Kvasi Sibo, i cili vjen nga ekipi i U-23 i Ëatfordfit dhe luan si mesfushor mbrojtës. Futbollisti tjetër është Marko Pervan, 22 vjeç dhe në të kaluarën ka luajtur për disa skuadra të vendlindjes së tij në Kroaci. Pozicioni i tij në fueshë është mesfushor ofensiv.

Goditje në orët e fundit të merkatos ka bërë edhe Partizani. Klubi I kuq ashtu siç pritej ka zyrtarizuar një mbrojtës të djathtë. Bëhet fjalë për Hektor Idrizajn, futbollistin 29-vjeçar I cili pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Kamzës. Në këmbëim Partizani ka huazuar te Kamza mbrojtësin 23-vjeçar Eneo Bitraj. Idrizaj me Partizanin ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysëm, ndërsa do të mbaj veshur fanellën me numrin 4. Partizani me shumë mundësi ende nuk e ka mbyllur merkaton pasi gjasat që te të kuqtë të afrohet edhe një mesfushor janë të shumta.