Merkel takon Conten: Mos hapja e negociatave me Tiranën dhe Shkupin, rrezik për ndikimin rus

11 Nëntor 2019, 22:52 | Përditesimi i fundit: 2019-11-12 12:37:18

TALI- Kancelarja Gjermane, Angela Merkel ka zhvilluar një takim me kryeministrin italian, Giuseppe Conte ku mes të tjerave është diskutuar edhe ndikimi i forcave të tjera në Ballkanin Perëndimor. Merkel ka deklaruar se mos çelja e negociatave me Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të shërbejë si një "stimul" për vende të tjera, specifikisht Rusinë për të shtrirë ndikimin e saj në këto dy vende, për këtë arsye është zotuar se duhet dhe do të punojë shumë fort në këtë drejtim.  

“Duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim,  për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Nëse nuk e bëjmë këtë aty do të hapet një boshllëk që do kërkohet të mbushet nga të tjerë. E kjo gjë nuk përputhet me interesat strategjike europiane. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe vende të NATO-s dhe ne ndajmë në këtë drejtim një strategji Atlantike", tha Merkel.