Merkel vë në dyshim perfeksionizmin gjerman pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, bën thirrje për masa më të ashpra

29 Mars 2021, 16:21

Rritja e konsiderueshme e rasteve me COVID-19 dhe vonesat në vaksinim  bënë që kancelarja gjermane të kritikojë disa guvernatorë të cilët nuk kanë shtrënguar mjaftueshëm masat kufizuese.  Merkel i dha deklaratat, gjatë një intervistë të dielën ku ajo pranoi se ishin bërë një sërë gabimesh gjatë përballjes me pandeminë, përfshirë planet për një bllokim pesë-ditor të Pashkëve që u tërhoq më vonë.