Merkel-Ramës: Mbështesim Shqipërinë, por plotësoni disa kushte deri në qershor

25 Prill 2018, 20:00

‘Gjermania vlerëson reformat dhe mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, por për hapjen e negociatave duhet të plotësoni edhe disa kushte deri në qershor’. Ky ishte mesazhi i kancelares Angela Merkel gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama mesditën e sotme në Berlin.

Takimi Rama-Merkel zgjati 90 minuta, ndërsa para tij u zhvillua konferenca për mediat, ku kancelarja gjermane vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria. Merkel deklaroi se në javët në vazhdim Gjermania do të japë vendimin e saj për Shqipërinë nëse është pro apo kundër hapjes së negociatave në qershor.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë evropiane për të qenë anëtar të Bashkimit Evropian. Komisioni propozoi më 17 prill që negociatat e pranimit me Shqipërinë të mund të hapen. Ne do ta diskutojmë atë në Këshillin Evropian në fund të qershorit.

Ekzistojnë një numër parakushtesh për të hyrë në negociatat e pranimit. Shqipëria ka punuar tashmë shumë për disa kushte. Ekzistojnë disa kushte për fillimin e negociatave të pranimit. Ne do të japim opinionin tonë përfundimtar gjatë  javëve të ardhshme nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse ka progres të mjaftueshëm dhe gjithashtu ta diskutojmë këtë me homologët tanë evropianë.

Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm për mua, për të parë nga vetë kryeministri se si ai e sheh zbatimin e kushteve, dhe se si ne mund të vazhdojë të mbështesim Shqipërinë në reformat; sepse ne e kemi bërë gjithmonë atë dhe dëshirojmë ta bëjmë përsëri. 

Angela Merkel
 

Kryeministri Rama kërkoi ndihmën e kancelares duke thënë me bindje se Shqipëria e meriton nisjen e bisedimeve.

Në takimin tonë të parë këtu, ka qenë prill 2014, ne kemi folur edhe për reformën në drejtësi dhe një vit më pas në Tiranë për Vettingun. Falë edhe mbështetjes së Gjermanisë, Shqipëria ka kryer një reformë të thellë në drejtësi, dhe konsiderohet edhe model për vendet e tjera të Ballkanit.

Ndërkohë ne kemi nisur me rezultate inkurajuese zbatimin e Vettingut, për këto kemi marrë rekomandimin pozitiv, pa kushte nga KE. Shpresoj që do të marrim edhe mbështetjen e Gjermanisë në qershor. Ne e dimë që nuk është fundi, por një fazë e re për ta merituar një ditë integrimin në BE. Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë për hapjen e negociatave, pasi e kemi merituar dhe hyjmë në një fazë ku kemi shumë për të bërë.

Edi Rama

Kryeministri Rama e mbylli konferencën e Ramës me modifikimin e shprehjes së Pashko Vasës.

Është një vend ku të dy myslimanët dhe të krishterët, qoftë nga veriu apo jugu i Shqipërisë, kanë të njëjtën fe. Dhe kjo fe është Evropa.

Edi Rama

    No videos found.