Mero Baze: Ja si Berisha më serviri lajmin për djalin e Ramës dhe dyshimet mbi 'kartelën'

2 Shkurt 2019, 18:24

Seanca e së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë ishte e mbushur me debate dhe akuza të forta mes kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës, ndërsa degjeneroi në një fjalor jo normal.

Ndër të tjera, ish-kryeministri e akuzoi Ramën si një njeri që nuk e ka njohur djalin e tij, ndërsa shtoi se dokumentet origjinale të dosjes së gjyqit i ka botuesi i gazetës Tema, Mero Baze. "Ka dokument, i ka botuar Ymer Baze që të mban peng me dosjen e djalit, të gjyqit. I ke të botuara dhe nesër do i shohësh të ribotuara" tha Berisha në Kuvend.

Pas deklaratave të ish-kryeministrit, ka reaguar Mero Baze duke treguar për herë të parë se si Berisha i serviri gazetës 'Tema' lajmin për djalin e Ramës. Baze thotë se dokumentet sikur Rama mohonte atësinë e djalit të tij, ia ka ofruar ish-kryeministri, ndërsa thekson se ka dyshime për atë që iu paraqit si “kartelë” shëndetësore e Edi Rames. 

"Për të qenë i qartë deri në fund në atë histori që mendon se është peng Edi Rama, po i kujtoj se ai i ka ofruar gazetës TemA dhe gazetës “RD”, botimin e asaj dosje dhe asaj që e paraqiti si “kartelë” shëndetësore të Edi Rames.

    No videos found.