'Merr ç'do ti, vetëm mua mos më kërko, se jam i martuar'/ Rama rrëfen bisedat me Bashën

26 Prill 2019, 18:02

 

Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se sa herë ka zgjedhje Basha ngrihet në protesta dhe kërcënon se nuk do të futet në zgjedhje si dy vite më parë. Ai tregon edhe bisedat me Bashën në 17 maj të 2017 në takimin 'kokë më kokë' në Kryesinë e Kuvendit.

"Dy vjet si sot Luli m'u fut në çadër poshtë penxheres. Vinte më këndonte himnin që në mëngjes, mbante fjalimin, më pas ikte flinte gjumë, ata birra...U dorëzuan amerikanët, evropianët, vetëm unë jo, ç'kam heq duke iu lutur, nuk u jam lutur të gjithë njerëzve, sa i jam lutur atij.  I thashë merr cfarë do ti, vetëm mua mos më kërko se jam i martuar. Tani faji im është që socialistët nuk shkuan te Luli dhe demokratët erdhën te unë. Tani prapë e njëjta histori?

O Lul po pse ca do të jap unë pjeshkat dhe karamelet sa herë vijnë zgjedhjet. Po tani ka fallxhoren, asaj i ka thënë filxhani që ka zgjedhje të parakohshme. Ata nuk u regjistruan në zgjedhje, nuk e di a do të shkojnë të gjithë kryetarët e bashkive pas tyre. Në 30 qershor ne do të marrim bashkinë e Shkodrës. Demokratëve të mërzitur u them ruani gomat mos ua marri Flamuri, se gjë tjetër nuk bën as ai dhe as Luli. Ne do të donim që këtë herë Shkodrën ta fitonim duke i pasur ata përballë" tha Rama. 

    No videos found.