Merr dozën e parë të vaksinës, regjisori Pirro Milkani: Jam shumë i kënaqur, e kam këmbën e mbarë për ato që janë mbi 80 vjeç

21 Shkurt 2021, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2021-02-21 11:55:26

Pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës, regjisori Pirro Milkani, ka deklaruar për gazetarët se është shumë i kënaqur.

‘Është një vaksinim fare i thjeshtë, i zakonshëm. Duhet të pres 30 minuta. Unë jam shumë i kënaqur që e kam bërë mbas 6000 qytetarëve të nderuar të republikës së Shqipërisë siç janë mjekët dhe infermierët. Unë them se kam këmbën e mbarë, për ato që janë mbi 80 vjeç. Vaksina është shpëtimi i vetëm i kësaj pandemie të keqe, nëse 100 vjet më para gripi spanjoll shkatërroi njerëzimin, do t'i kthehem jetës normale me vaksinimin.’- tha Milkani për mediat.