Merr flakë banesa dy katëshe në Malin e Robit, vetëm dëme materiale! Dyshohet për shkëndijë elektrike

19 Dhjetor 2020, 17:34

KAVAJË - Një ndërtesë 2 katëshe u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të shtune (19 dhjetor) në Kavajë në zonën e Malit të Robit.

Zjarri ka përfshirë katin e dytë të një banese duke rrezikuar të shkrumbojë të gjithë godinën e cila ndodhet në zonën e plazhit.