Merr flakë banesa në Lezhë, shpëton mrekullisht e moshuara

23 Mars 2021, 09:16

LEZHË- Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte, ku fatmirësisht e moshuara që ka qenë në shtëpi ia ka dalë të shpëtojë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Skëndërbeg", ku dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.