TIRANË - Shpërthimi i gazit dhe bombola që marrin flakë janë sërish që qendër të vëmendjes në fillim të këtij episodi të 33-të të Emisionit 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri. Transmetojmë pamjet ekskluzive nga dy ngjarje të ndryshme ku si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombolat ka pasur edhe persona të plagosur. Ngjarja e parë është në zonën e Freskut ku një bombol gazi ka marr flakë në apartamentin e një zonje. Nga frika ajo e ka hedhur bombolën nga ballkoni i saj ku fatmirësisht një i ri që po kalonte poshtë ka shpëtuar për mrekulli, pasi bombola ende në flakë i ra shumë pranë. Ju sjellim momentet ekskluzive teksa bombola ka mbetur e varur në ballkon ndërsa bie pas disa momentesh kur edhe forcat zjarrfikëse vijnë për të shuar flakën. Policia merr dëshminë e zonjës për ngjarjen.
Rasti tjetër që është më dramatik ka ndodhur në një familje pranë Don Boskos. Gazi ka shpërthyer duke djegur nënën e bir dhe ka shkaktuar dëme të shumta në banesë. Ju sjellim momentet ekskluzive të ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë në këtë ngjarje. SHIKO EPISODIN E PLOTË (KLIKO KËTU)